Kamerun, rrëmbehen 7 turistë francezë në kufi me Nigerinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2013, 18:12
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka konfirmuar se shtatë turistë francezë, përfshirë së paku tre fëmijë, janë rrëmbyer nga persona të armatosur, në veri të Kamerunit, pranë kufirit me Nigerinë.Hollande ka shfaqur dyshimet se rrëmbimi është bërë nga një “grup terrorist”, me seli në Nigeri.Ai ka thënë se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje.Rreziku i sulmeve ndaj shtetasve francezë është rritur prejse Franca, muajin e kaluar, ka dërguar forcat e saj në Mali, për të ndihmuar trupat e atjeshme ushtarake që të dëbojnë rebelët islamikë nga veriu i vendit.Kameruni është ish-koloni franceze.