Turqi, arrestohen 167 të dyshuar për sulmin në ambasadën e SHBA-së në Ankara

Rreth 167 persona janë arrestuar në disa qytete të Turqisë pasi dyshohen se janë përfshirë në një organizatë terroriste e cila akuzohet për sulmin në ambasadën amerikane në Ankara.Zyrtarë turq të sigurisë janë cituar të kenë thënë se të arrestuarit mund të kenë lidhje me një organizatë terroriste të quajtur Partia Fronti Çlirimtar Popullor Revolucionar (DHKP-C).Organizata me ideologji komuniste, mori përgjegjësinë për bombën vetëvrasëse kundër ambasadës amerikane në Ankara më 1 shkurt,  ku  një person hodhi veten në erë duke vrarë edhe një role të sigurisë.Nga ky sulm u plagosën edhe disa njerëz të tjerë. Zyrtarë anonimë turq të sigurisë i thanë medieve se anëtarët e DHKP-C tre muaj më parë kanë hyrë në Turqi nga vende të ndryshme dhe u përpoqën të vendosin kontakte me grupe ekstremiste lokale.DHKP-C sulmon objektivat qeveritare dhe ushtarake në atë që ajo e konsideron si një luftë kundër imperializmit amerikan.