Obama takohet me presidentin italian Napolitano
Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, ka qenë për një vizitë zyrtare në SHBA, ku ka takuar homologun amerikan, Barack Obama.Në pritjen që iu bë në Shtëpinë e Bardhë, Napolitano ka informuar Obama-n mbi situatën para zgjedhore në Itali.“Italia ka bërë një progres të madh në këto 14 muaj, gjë që mund dhe duhet të vazhdojë. Dënoj rreptësisht këdo, që sot pas një viti mbështetjeje, kërkon të likuidojë Montin dhe qeverinë e tij. Ka qenë një udhëheqës i jashtëzakonshëm, jo vetëm për Italinë, por për gjithë Europën” ka theksuar Napolitano.Presidenti amerikan ka njoftuar gjithashtu planet për “informacione mbi zgjedhjet dhe formatimin e qeverisë në Itali”, duke shtuar më pas se kreu i shtetit italian është “një lider vizionar, i cili i ka shërbyer më së miri vendit”.Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka fshehur as lëvdatat për popullin italian, për të cilin ka shprehur falenderimet e tij “për kontributin e madh në misionet ndërkombëtare”, siç është ai më i rëndësishmi në Afganistan.