Kinë, gara e makinave por pa shoferë
Ka nisur në Changshu të Kinës gara dy ditore e makinave pa shofer. Në kompeticion marin pjesë 22 makina nga 14 universitete dhe institucione kërkimore, të cilat konkurojnë me njëri-tjetrin në garën e quajtur Sfida e të Ardhmes 2014. Në garë konkurojnë dy kategori makinash, janë ato për rrugë urbane dhe kategoria e dytë është makina e ndërtuar për rrugë periferike. Në ditën e parë të kompeticionit makinat u nisën veç e veç dhe përshkuan 15 kilometra rreth një liqeni në zonë. Makinat duhet të bëjnë gjithashtu një kthesë 90 gradë, e cila konsiderohet edhe sfida më e vështirë e garës.Performanca e tyre vlerësohet në bazë të funksioneve 4-S: siguri, zgjuarsi, butësi dhe shpejtësi. Ky është viti i gjashtë që organizohet një garë e tillë dhe pjesmarrësit janë në numër më të lartë se vitet e tjera. "Sfida e të ardhmes" u iniciua nga Fondacioni Kombëtar i Shkencave Natyrore të Kinës në vitin 2009.
