Në Tiranë prezantohet Citroen C4 Cactus
Në familjen e Citroen shtohet edhe një anëtar i ri. Citroen C4 Cactus, është projektuar për të vazhduar historinë e gjatë të ndërtimit të makinave moderne dhe tërheqëse me një thjeshtësi në hartimin dhe në fuksionet e saj.Modeli i ri u prezantua në Tiranë. Në aktivitet mori pjesë edhe ambasadori francez Bernard Fitoussi, ku me nota humori vlerësoi modelin e ri."Kjo mbrëmje e mrekullueshme na bashkoi në zbulimin e teknologjisë franceze. Dua të theksoj se kjo mbrëmje më bëri të njihem me një person shumë simpatik. Ajo është franceze dhe ka linja shumë të bukura. Është e veshur shumë bukur dhe si nga brenda dhe nga jashtë është shumë e re. Dhe ju e kuptuat shumë mirë se po flas për Citroen C4.Citroen C4 Cactus sjell risi, stil dhe funksionalitet të lartë e kombinuar pabesueshmërisht me elegancën dhe origjinalitetin.

