Sonda europiane zbarkon në një kometë 450 milionë kilometra larg tokës

Pas dhjetë vitesh punë dhe një mbrëmje plot nervozizëm, misioni europian Rozeta, u fut në historinë e aviacionit hapësinor duke ulur sondën e saj, Faili, në sipërfaqen e një komete. Konfirmimi i zbritjes së sondës mbi kometëm që ndodhet më shumë se 450 milionë kilometra larg tokës, erdhi në orën 18:00 të së mërkurës. Tani, shkencëtarët shpresojnë që të arrijnë të marrin fotografi nga kometa të cilat do të analizohen në tokë.Faili ka nisur menjëherë të transmetojë informacione shkencore, por ende nuk është konfirmuar që sonda ka arritur të ngulet në një pozicion të qëndrueshëm, pasi ekziston ende rreziku që të rrëzohet dhe misioni të dështojë.Gjatë ditës, në zyrat gjermane të Agjencisë Europiane Hapësinore tensioni ishte i lartë, sidomos ndërsa sonda i afrohej kometës dhe bëhej gati për të zbarkuar. Dhe duke qenë se kometa ndodhet aq larg, të dhënat që dërgohen nga sonda vijnë me 28 minuta vonesë, kështu që skuadra e shkencëtarëve priste të merrte vesh me ankth nëse ajo kishte zbritur me sukses apo kishte dështuar.Megjithatë, në fund të ditës, Faili e kreu pjesën e parë të misionit dhe po kryen tani detyrën, duke përcjellë vazhdimisht të dhëna mjaft të rëndësishme.Sonda e ka marrë emrin nga Ishulli Faili në lumin Nil, ku një obelisk i gjetur aty është përdorur për të deshifruar hieroglifet egjiptiane.1415815553534_wps_15_Rosetta_Philae_what_could 1415815553619_wps_23_image001_png 1415815553424_wps_5_image001_png 1415815553447_wps_8_image001_png