Sot festohet rënia e Murit të Berlinit, Merkel: Kjo ditë, simbol i revolucionit

Gjermania feston sot 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.Ceremonitë dhe aktivitetet nisën që në orët e para të mëngjesit, ku mbi 1 milion vizitorë kishin zbarkuar në kryeqytetin gjerman.Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi memorialin e murit të Berlinit në ditën e shënuar të 25 vjetorit të rënies së perdes së hekurt.E shoqeruar nga personalitete të larta vendase, mes tyre edhe kryebashkiaku i Berlinit Klaus Wowerei, Merkerl përshëndeti të pranishmit në një ecje relaitivisht të gjatë deri në ambientet ku edhe mbajti fjalën e rastit."Gjermania do të jetë gjithmonë mirënjohëse për guximin e gjermanolindorëve, të cilët dolën në rrugë për të protestuar kundër diktaturës komuniste. Kjo është një ditë historike dhe e shënuar jo vetëm për Gjermaninë. 9 Nëntori shënon ditën e revolucionit gjerman.Merkel ka treguar gjithashtu frikën që po përjetonin gjermanët në atë kohë, dhe tensionin e javëve të para të trazirave që çuan më pas në rënien e Murit dhe Bashkimin e Gjermanive.Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1961 për të ndaluar njerëzit që largoheshin nga Gjermania Lindore komuniste në Perëndim.Rënia e tij në vitin 1989 u bë një simbol i fuqishëm i përfundimit të Luftës së Ftohtë. Në festime mori pjesë gjithashtu ish-udhëheqësi polak Leh Valesa dhe Mikhail Gorbaçov, udhëheqësi i fundit sovjetik.Nga 155 km , sot kanë mbetur rreth tre kilometra të murit të famshëm. Monumenti dikur i paarritshëm dhe simbol i ndarjes, sot shihet simbol i ribashkimit.Të paktën 136 persona u vranë në përpjekje për tu larguar nga berlini Perëndimor dhe shumë prej tyre përfunduan në burgje ose nën tortura.Gorbaçov: Jemi në prag të një lufte të re Lideri i fundit i Bashkimit Sovietik, ish-presidenti Michail Gorbaciov akuzoi “botën se është në prag të një :Lufte të re të Ftohtë”.Gorbaçov ishte i një mendimi, së bashku me liderët e tjetër, se duhet mbajtur nën kontroll tensioni i rritur mes Rusisë dhe SHBA-së sa i takon situatës në lindje të Ukrainës pasi mund të nxisë një Luftë të Ftohtë, informon Reuters.Gorbaçov e bëri këtë deklaratë në aktivitetin që u organizua në Berlin me rastin e 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Në fjalimin e tij Gorbaçov bëri me turp të dy kombet për mos përmbushjen e marrëveshjes pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe akuzoi SHBA-në për triumfalizëm dhe për përfitim nga dobësia e Rusisë pas ndarjes së Bashkimit Sovietik në 1991.Për këtë arsye fuqitë botërore nuk janë në  gjendje për të përballuar konfliktet në Jugosllavi, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, përfundoi ai.Nga 155 km , sot kanë mbetur rreth tre kilometra të murit të famshëm.