Jo rritjes së taksave, Konfindustria: Kjo paketë nuk garanton zhvillimin

Konfindustria deklaron se mungesa e arsyetimeve shoqëruese ekonomike në prezantimin e buxhetit e kthen politikën fiskale vetëm si mjet për sigurimin afatshkurtër të të ardhurave për buxhetin e shtetit si qëllim në vetvete dhe krijon shkak për rrezikim afatgjatë të ekonomisë kombëtare.Konfindustria vlerëson se në kushtet e një evazioni fiskal prej pothuajse 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, mënyra më e mirë për sigurimin e të ardhurave për buxhetin e shtetit dhe mbi të gjitha për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë kombëtare është mirëadministrimi fiskal me politikat fiskale të taksave të ulëta dhe të sheshta.Rritja e përgjithshme e taksave dhe tatimeve me 50% për të ardhurat personale të qytetarëve parashikuar për vitin 2015, rritja e çmimit të energjisë elektrike, mbajtja e tatimit të fitimit me 15% dhe shtimin e taksave për qarkullimin dhe karburantet, mbajtja e tatim-fitimit prej 15% për biznesin e madh nuk krijon kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, godet rritjen e domosdoshme të fuqisë blerëse, të fuqisë konkuruesë të Shqipërisë me vendet e rajonit për tërheqjen e investimeve të huaja, por dhe vetë rritjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit.Konfindustria thote se është duke përgatitur dhe do të paraqesë së shpejti paketën me vërejtjet dhe propozimet përkatësë për paketën fiskale 2015.