Dagestan, ushtria vret dy militantë

Dy militantë janë vrarë në republikën ruse të Dagestanit në Kaukazin Verior gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tyre dhe pjesëtarëve të ushtrisë ruse.Sipas zyrtarëve, të dy personat e armatosur kishin hapur zjarr kundër patrullës ushtarake afër kompleksit të armatës Dalni, në rajonin Buinaksk në Dagestan, sot herët në mëngjes.Ushtarët i ishin përgjigjur me zjarr duke vrarë të dy sulmuesit.Nga dhuna mes militantëve islamikë të dyshuar dhe forcave të sigurisë së Rusisë në Kaukazin Verior, për çdo vit janë vrarë dhjetra persona dhe shumë të tjerë janë plagosur.Rajonet me më shumë incidente janë Dagestani, Ingushetia, Kabardino-Balkaria dhe Çeçenia.