Evakuohet ambasada amerikane në Stokholm

Evakuohet ambasada amerikane në Stokholm.Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve AFP e cila citon një zëdhënës të misionit i cili ka deklaruar se punonjësit e ambasadës janë evakuuar për arsye sigurie.Sipas tij në ambasadë është dërguar një zarf i mbushur me një pluhur të bardhë i cili ka shkaktuar frikë.“Ne kemi evakuuar ambasadën ndërsa po hetojmë incidentin ”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës, Jeff Anderson, duke shtuar se po punojnë në lidhje me incidentin me autoritetet suedeze.