SHBA dhe Koreja Veriore nisën stërvitjet ushtarake

Koreja Veriore dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar manovrat e përbashkëta treditore ushtarake në bregun lindor të Gadishullit Korean.Këto stërvitje po mbahen pasi muajin e kaluar, Koreja Veriore, deklaroi se do të bëjë një test të ri atomik, për t’i kundërshtuar sanksionet e zgjeruara të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Këto sanksione ishin ashpërsuar pasi Pheniani lëshoi në raketë me rreze të gjatë veprimi, në muajin dhjetor, që është parë si test i raketës së maskuar balistike.Pheniani thotë se lëshimi i raketës ishte bërë me qëllim që të dërgohet një satelit në orbitë.Koreja Veriore i ka ndërmarrë dy teste atomike në vitin 2006 dhe 2009.