EBDD: Tregu evropian i drogave, më dinamik dhe inovativ

Tregu evropian i drogave po bëhet gjithnjë e më kompleks. Në raportin e autoriteteve evropiane  EBDD dhe Europol theksohet se tregu evropian i drogave është "bërë më dinamik dhe inovativ".Laurent Laniel, analist i EBDD, thotë se ky treg është shtrirë dhe zhvilluar. Më së shumti konsumohet kanabis, pastaj kokaina dhe amfetaminat. Ka dhe një numër të konsumuesve të heroinës, por po shtohet dukshëm numri i atyre, që konsumojnë Metamfetamin, i njohur edhe si Crystal Meth.Drogat vijnë në Evropë nga të gjitharajonet e botës. "Kokaina prodhohet kryesisht në rajone të tjera: në Kolumbi, Bolivi dhe Peru dhe kontrabandohet përmes Afrikë dhe Karaibeve, Bazilit dhe Argjentinës deri në Evropë",thotë  Laniel.Ndërsa heroina vjen në Evropë kryesisht nga Afganistani, Pakistani dhe Irani.Por shumë shpesh drogat nuk duhet të kalojnë kaq rrugë të gjata deri në Evropë. "Evropa është një prodhues i rëndësishëm drogash", shpjegon Laniel.Ai shton se shumë droga konsumohen në Evropë edhe prodhohen në këtë kontinent. Kjo vlenë për amfetamin, metamfetamin dhe kanabis.