Vendndodhja e Bin Ladenit është gjetur në bazë të informacioneve

Ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta, i cili ka mbikëqyrur operacionin amerikan për vrasjen e Osama bin Ladenit, ka thënë se vendndodhja e liderit të Al Kaidës është gjetur pa përdorimin e teknikave të ashpra ndaj të dyshuarve për terrorizëm.Panetta, duke folur për televizionin NBC, ka thënë se kanë ekzistuar shumë pjesë të “enigmës” për gjetjen e tij.Ai ka thënë se shumica e informacioneve të siguruara nga agjentët amerikanë është mbledhur pa teknika të ashpra, që nga kritikët cilësohen si torturë.Bin Laden është vrarë në maj të vitit 2011 në Pakistan, nga forcat speciale të SHBA-së.