Xhon Kerri u telefonon udhëheqësve botërorë
Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Xhon Kerri bëri telefonatat e para për udhëheqësit e huaj si kryediplomati i Shteteve të Bashkuara.Departamenti i Shtetit theksoi se Kerri i telefonoi Kryeministrit Benjamin Netaniahu dhe udhëheqësit palestinez Mahmud Abaz dje. Ai u tha të dy udhëheqësve se është personalisht i angazhuar për paqen në Lindjen e Mesme. Ai tha gjithashtu se vendimi i Izraelit për zhbllokuar të ardhura nga taksat për Autoritetin Palestinez është një hap pozitiv.Sekretari Kerri i telefonoi gjithashtu Kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida, dhe ministrit të Jashtëm të Koresë së Jugut, Kim Sung Huan. Që të tre ishin dakord se Koreja e Veriut duhet të kuptojë se do të ketë pasoja të rënda nëse vazhdon me sjelljen e saj provukuese në Azinë verilindore.Departamenti i Shtetit ka deklaruar Kerri u telefonoi ministrave të jashtëm të Kanadasë, Meksikës dhe Turqisë të shtunën. Ai është takuar ose ka biseduar gjithashtu me çdo ish sekretar amerikan shteti që jeton, për t’i kërkuar këshilla.Xhon Kerri bëri betimin të premten, duke zëvendësuar Hillari Klintonin, e cila ishte kryediplomatja amerikane gjatë mandatit të parë të Presidentit Barak Obama.