Venezuelë, përmirësohet gjendja shëndetësore e Chavez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2013, 09:48
Autoritetet e Venezuelës kanë deklaruar se gjendja shëndetësore e presidentit të vendit, Hugo Chavez, është duke u përmirësuarKryetari i Asamblesë Kombëtare, Diosdado Cabel, ka thënë se Chavez “vazhdon të bëjë përparim të qëndrueshëm, por gradual”.Chavez nuk ka dalë në publik që kur i është nështruar një ndërhyrje më datë 11 dhjetor, i cili ka qenë i katërti me radhë për të luftuar sëmundjen e kancerit.Ai ka udhëhequr Venezuelën gjatë 14 vjetëve të fundit. Në tetorin e kaluar është rizgjedhur, por si pasojë e gjendjes shëndetësore jo të mirë nuk mundi të bëjë dot betimin për mandatin e ri.