Tenton të vetëvritet para Pallatit Mbretëror në Londër
Një moment shumë i pakëndshëm ka ndodhur në afërsi të Pallatit mbretëror në Londër pasi një person ka tentuar që të tërheqë vëmendjen duke mbajtur dy thika afër vetës.E gjithë ngjarja ka ndodhur ndërsa po parakalonin grupi i rojave mbretërore, por raportohet se Mbretëresha dhe princi Philip nuk ishin aty në ato momente.Menjëherë kanë reaguar policia, të cilët kanë shtrirë përtokë personin dhe e kanë arrestuar.Dëshmitarët tregojnë se personi në fjalë kishte ecur përkrahë policëve dhe ishte shfaqur papritmas duke kaluar rrethimin mbrojtës.“E kam parë atë person ndërsa ka vrapuar drejt pallatit, përkatësisht drejt portës kryesore”, ka thënë një dëshmitar i cili quhet Kevin Burrows.Për të bërë më të lehtë arrestimin e tij policia kishte shtënë edhe me armë në ajër për të paralajmëruar rrezikun.Raportohet se “sulmuesi” nuk ka qenë i dhunshëm për publikun por thuhet se ai ka dashur të sfidojë policinë.Ai është arrestuar ndërkohë që ngjarjen nuk e ka komentuar Familja Mbretërore duke thënë se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e policisë