SHBA, publikohen fotot e Obamës duke qëlluar me armë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2013, 12:45
Administrata e Shteteve të Bashkuara ka publikuar fotografitë, në të cilat shihet presidenti Barack Obama duke qëlluar me armë.Në këtë foto të Shtëpisë së Bardhë, të bëra në gusht të vitit të kaluar, shihet presidenti amerikannë rezidencën residenciale Camp David në Merilend duke qëlluar me pushkë.Aktualisht, presidenti Obama i tha revistës “New Republic”e ai e praktikon qitjen me armë si sport.Këto publikime të fotografive u bënë dy ditë para se zoti Obama të udhëtoj për në Minesota, për diskutim lidhur me masat për kontroll të armëve, pas të shtënave në muajin Dhjetor, ku në një shkollë fillore në Konektikat, u vranë 26 vetë, përfshirë 20 nxënës.