Afganistan, arrestohen 6 të dyshuar për terrorizëm

Policia e Afganistanit ka arrestuar gjashtë persona, të cilët akuzohen se kanë planifikuar sulme vetëvrasëse me bomba.Udhëheqësi i lartë i policisë në kryeqytetin Kabul, Mohammad Daoud Amin, ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se policia ka konfiskuar gjashtë jelekë, që mund të përdoren për sulme vetëvrasëse, dhe afro 50 granata e armë, gjatë arrestimit të të dyshuarve në Kabul.Amin tha se hetuesit ende nuk i kanë mësuar shënjestrat e sulmuesve duke shtuar se po zhvillohen hetime edhe për identifikimin e personave të tjerë të përshirë në këtë grup terrorist.