Ekstremistët islamikë në shënjestër Angela Merkelin
Kancelarja gjermane Angela Merkel duket se është në shënjestër të ekstremistëve islamike që kërkojnë vdekjen e saj. Gazeta gjermane Die Welt, që citon një burim nga shërbimit sekret gjermane, shkruan se në internet është hedhur një video ku ekstremistët bëjnë thirrje për vrasjen e kancelares gjermane."Kjo video është e njohur për shërbimet e sigurisë dhe është duke u analizuar," tha zëdhënësi i shërbimeve sekrete. Gazeta shkruan se në videon rreth 3 minuta shfaqet një person që quhet ABU AZZAM, ci cili bën thirrje për vrasjen e Angela Merkel, si dhe për një sulm mbi parlamentin gjerman."Ne duam të shohim Merkelin të vdekur," thotë Aby Azzam, i cili besohet se jeton në Egjipt."Duke u kthyer pranverën arabe, ne po shohim përpara për një verë evropiane," thotë Abu Azzam në video, sipas gazetës.Përfshirja e Gjermanisë në misionin e NATO-s në Afganistan ka rrritur frikën e një sulmi brenda territorit gjerman. Berlini tha gjithashtu se do të ndihmojë me avionë ushtarakë të transportit trupat e Afrikës Perëndimore për të ndihmuar forcat franceze në Maliqë luftojnë kundër rebelët islamikë.