Lufta kundër ISIS, Kerry dhe Lavrov takohen në Paris
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Moska mund të rrisin bashkëpunimin në luftën kundër militantizmit.Duke folur në Paris, pas bisedimeve me Sekretarin e Shtetit Amerikan, John Kerry, Lavrov tha se të dy fuqitë botërore, marrëdhëniet e të cilave janë në nivelin më kritik që pas luftës së ftohtë, mund të bashkëpunojnë."Ne mund të bashkëpunojmë për një sërë çështjesh, për të rritur efektivitetin e përpjekjeve të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Para së gjithash ka të bëjë me luftën kundër terrorizmit, i cili tani është kërcënimi kryesor jo vetëm në lindjen e mesme, por në mbarë botën.Lavrov dhe Kerry ranë dakord për të rritur bashkëpunimin mes insitucioneve të inteligjencës në kuadër të luftës kundër militantëve të shtetit islamik, i cili është shndëruar në armikun e përbashkët të dy vendeve.Por Ministri i Jashtëm rus nuk harroi të nëvizojë dallimet mes dy vendeve në çështja të tjera, kuptohet në këtë rast Lavrov i Referohej Ukrainës. Ministri i Jashtëm i Rusisë bëri thirje për zbatimin e armëpushimit në Ukrainë, duke shtuar se vetëm dialogu është zgjidhja e krizës ukrainase.