Delegati i UEFA-s i shokuar nga dhuna: Nuk mund të vazhdonte loja në ato kushte

Ndeshja Shqipëri-Serbi, e paraljmëruar që herët për tensionin e mundshëm, ishte e vëzhguar edhe nga UEFA, e cila me herët vendosi që në stadiumin Partizani i Beogradit nuk duhet të merrnin pjesë tifozët shqiptarë. Delegati i UEFA-s, Harry Been, i pranishëm në sfidën e eliminatoreve Euro 2016, dekalroi se i vjen keq për atë që ndodhi , duke argumentuar pse vendosën të ndërpresin ndeshjen.“Kjo është një situatë për të ardhur keq, të cilën sigurisht do ta raportojë arbitri, unë dhe këshilltari I sigurisë. Rrethanat ishin të tilla që ndeshja nuk mund të vazhdonte.”Por përfaqësuesi I UEFA-s thotë se do të bëjë vetëm detyrën e tij, të raportojë atë që ndodhi, pasi sipas tij gjithçka është e qartë dhe i takon UEFA-s si institucion të vendosë për më tej.“Të gjithë e panë atë që ndodhi, unë nuk mund të komentoj apo të fajësoj palët, apo të jap arsye se pse ndodhi. Unë do të paraqes një raport së bashku me kolegët e mi dhe do të jetë UEFA ajo që do të vendosë çfarë do të ndodhë më tej.“Ndeshja Shqipëri-Serbi u ndërpre ende pa mbaruar pjesa e parë , në rezultatin o - o pasi dhuna e ashpër shpertheu në stadium. Ishte flamuri i Shqipërisë së Madhe ai që ndezi sherrin mes lojtarëve dhe më pas mes tifozëve.