Shpend Ahmeti i përsërit Ramës: Mos shko në Serbi, s'do të keni mikpritje

Kosovë – Kryetari i komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, pas skandalit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, i ka përsëritur thirrjen, Kryeministrit shqiptar Edi Rama të mos shkojë në Beograd në 22 tetor, në vizitën zyrtare tashmë të programuar. "Ashtu siç edhe ia thashë në takim, Kryeministrit Rama, - shkruan sot Ahmeti në rrjetet sociale, - po e them prapë, dhe tani jam edhe më i bindur për këtë: Mos shkoni në Beograd! Atje nuk do të keni mikpritje, dhe Beogradi nuk ka dhënë ndonjë sinjal se po përmirëson pozicionin ndaj shqiptarëve."Njëkohësisht, Ahmeti i ka dërguar një ftesë ekipit kombëtar shqiptar të futbollit të vijë në Prishtinë sa më shpejt. "Shfrytëzoj rastin që publikisht, në emër të Komunës së Prishtinës, t'i ftoj të vijnë në Prishtinë sa më shpejt. Do të gëzonin shumë njerëz,"- thekson Ahmet.Ja mesazhi i plotë i Shpend Ahmetit, publikuar sot: "Duke lexuar lajmet mbi ngjarjet e mbrëmshme dhe duke parë deklaratat e qeveritarëve në Serbi sot në mëngjes, më duhet t’i them ca fjalë.1. Tifozët shqiptarë nuk ishin lejuar në stadiumin e Partizanit në Beograd.2. U deklarua se kushdo që do të valojë simbolet kombëtare shqiptare do të arrestohet në Beograd.3. Stadiumi ishte i mbushur me mesazhe politike, jo vetëm me flamuj kombëtar zyrtarë serb, pra në të gjitha anët ishte e shkruar "Kosova është Serbi" dhe po ashtu parulla të tjera, që kanë të bëjnë me Bosnjën dhe Kroacinë.4. Gjatë gjithë kohës brohoritej "Ubij Ubij siptara" - "vraje, vraje shqiptarin"5. Përkundër të gjitha provokimeve, Kombëtarja jonë luajti futboll, edhe atë mirë për ato minuta sa u lejua.6. Në fushë, tunel e zhveshtore, u sulmuan fizikisht nga të gjithë, edhe nga punëtorët e stadiumit.Pas gjitha këtyre, Daçiç i fajëson shqiptarët dhe i quan tifozët serbë të përmbajtur. Ministri i Sportit në Serbi jep deklarata edhe në skandaloze. Komentet në mediat serbe të cilat kanë marrë më së shumti klikime pozitive, janë përplot urrejtje ndaj shqiptarëve.Kjo tregon se Qeveria serbe por edhe më me rëndësi, një pjesë e madhe e shoqërisë serbe nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre ndaj shqiptarëve të shprehura në mënyra të ndryshme që shumë dekada.Unë nuk ndiej fare urrejtje ndaj serbeve dhe popullit serb. Gatishmërinë tonë si shqiptarë, për fqinjësi të mirë e marrëdhënie normale e kemi treguar tash e shumë herë, bile ja kemi tepruar. Kjo gatishmëri e jona është keqpërdorur tepër shpesh e tepër shumë.Këtë gatishmëri duhet ta kemi, por kurrë dhe asnjëherë nuk duhet të pranojmë që dinjiteti jonë të nëpërkëmbet nga fashistë e racistë regjional që nuk lënë popull në Ballkan pa e luftuar.Këtë refuzim të nënshtrimit na e dëshmoi mbrëmë Kombëtarja. Për këtë na bënë që të krenohemi. Shfrytëzoj rastin që publikisht në emër të Komunës së Prishtinës t'i ftoj të vijnë në Prishtinë sa më shpejtë. Do të gëzonin shumë njerëz.Ndërsa, po e shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje politikanëve shqiptarë që në mënyrë racionale dhe pa emocione të jenë në nivel të detyrës që e kanë. Kombëtarja e ka dhënë një rast ideal që politika e jashtme të jetë NJË. Që të flasin njëzëri, që ofendime, provokime e kërcënime të tilla nuk do të lejohen.Për fund, ashtu siç edhe ja thashë në takim Kryeministrit Rama, po e them prapë, dhe tani jam edhe më i bindur për këtë: Mos shkoni në Beograd! Atje nuk do të keni mikpritje dhe Beogradi nuk ka dhënë ndonjë sinjal se po përmirëson pozicionin ndaj shqiptarëve, pa marrë parasysh detyrimeve që ja bën perëndimi," - thuhet në përfundim.ar.sh/Oranews.tv