Tifozët shqiptarë "pushtojnë" Tiranën, mbështetje për kombëtaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2014, 11:33
Tiranë - Gjithë tensioni në stadiumin e Beogradit u përcoll në sheshet kryesore në trojet etnike shqiptare. Në Tiranë mijëra tifozë mbushën rrugën e kryeqytetit mbrëmjen e 14 tetorit, ndërsa festime pati edhe në rrethet kryesore të vendit. Tifozët të irrituar me sjellen e serbëve por edhe të bindur se kombëtarja jonë i ka marrë tashmë tre pikët në tavolinë pushtuan rrugët e sheshet në ovacione të larta duke thirrur "o sa mirë me qënë shqiptar" e duke kënduar këngë patriotike, një atmosferë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.