Daçiç: Incidenti nga vëllai i Ramës, ishte provokim politik
Minsitri i jashtëm i Serbisë ka dekalruar se Beogradi nuk mban asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi, si pasojë e dhunës në stadiumin Partizani në Beograd. Ish kryeminstri serb tha se ngjarja është një provokim politik, duke cituar vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama, si personin që shkaktoi trazirën mes lojtarëve dhe tifozëve."Kjo nuk ka ndodhur më parë në ndonjë ndeshje futbolli dhe normalisht ishte e përgatitur paraprakisht. Për mua, çështja kryesore është se si do të reagojë Bashkimi Evropian dhe UEFA , sepse nëse dikush nga Serbia do të ngrinte falmurin e Serbisë së Madhe në Tiranë apo Prishtinë, kjo do të hynte në axhendën e Këshillit të Sigurimit të OKB.Daçiç shton se ishte pikërisht vëllai i kryemistrit, i cili pritet te jetë mysafir në vendin e tij ai që shkaktoi trazirat."Ky incident është veçanërisht I diksutueshëm, për shkak se vëllai kryeminsitrit të Shqipërisë ngriti flamurin e Shqipërisë së Madhe. E gjithw kjo e zhvendos ngjarjen në dimension tjetër, është një provokim politik.”Incidenti vjen në kohën që kryeminsitri Edi Rama ka planifikuar të vizitojë Beogradin me 22 tetor, një tregues ky i përmirësimit të marrëdhenieve mes dy vendeve. Vizita është e para e këtij niveli në 70 vitet e fundit. Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt , I cili ka shkruar në Twitter se ndeshja Serbi-Shqipëri ndodhi për shkak të provokimve të papërgjegjshme. Ai thotë që shpreson se kryeministrat e të dya vendeve të shohin nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.