Rubik, vitin e ardhshëm do të hapet sërish shkolla industriale
Rubik - Mirdita, një zonë e pasur me minerale nëntokësore, ka zgjuar interesin e shumë kompanive të huaja, të cilët kanë nisur punën në këtë zonë, por problem mbetet mungesa e specialistëve të gjeologji-minierave.Për ta plotësuar këtë sektor qeveria ka deklaruar se do të hapet sërish shkolla industriale e Rubikut, që aktualisht është funksionale si gjimnaz.Nëndrejtori i ish-shkollës profesionale industriale të Rubikut Nikoll Gjikola thotë se me lobimin që do bëhet, vitin e ardhshëm një gjë e tillë do të arrihet.“Ishte e pamundur që në muajin shtator, - tha ai, - kur ne na u dha lajmi, të arrinim të hapnim një degë. Ne bëmë promovime, bëmë reklamë në zonën e Perlatit, në zonën e Pukës, në zonën e Repsit dhe interesimi ishte, po ishte aq i paktë sa ne nuk mund të hapnim një klasë; ishin 3-4 vetë. Mendoj që kjo degë do të hapet vitin e ardhshëm, në shtator.”Dega e gjeologji-minierave ka funksionuar në ish-shkollën profesionale të Rubikut që nga viti 1969 deri në vitin 1995.Oranews.tv