Tetova feston fitoren, i bashkohet Tiranës dhe Prishtinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2014, 12:16
Tetovë - Ndeshja Serbi – Shqipëri është ndjekur me interes të veçantë nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.Ndërprerja e ndeshjes e cila ishte një fitore për kombëtaren tonë është festuar edhe në Tetovë.Me mijëra shqiptarë të Maqedonisë janë dyndur në sheshin kryesor të Tetovës, ku kanë festuar për disa orë me ovacione dhe duke valëvitur flamurin kuq e zi.