‘Shigela' sëmuri banorët e Novoselës, bakteri gjendet me shumicë në ujërat e zeza

Vlorë - Shigella është bakteri i cili ka shkaktuar pandeminë në komunën e Novoselës, duke sjellë mbylljen e 4 shkollave 9-vjeçare e të mesme, në fshatin Fitore, Bishan e Novosele gjatë ditës se djeshme.Ndotja baktereologjike ka ardhur si pasojë e dëmtimit të tubacioneve të ujit të pijshëm, ky fakt është pranuar nga kreu inspektoriatit në ISHP Eltar Deda , i cili  ka zhvilluar sot një takim pune me prefekten e qarkut Etjona Hoxha e drejtoreshën e DAR Vlorë, Albana Hoxha për hartimin e një plani masash për përballimin me sukses të situatës.Deda u shpreh se: Situata është drejt përmirësimit dhe nëpërmjet këtij takimi kemi lënë detyrat per çdo institucion.Nga përhapja e epidemisë në komunën e Novoselës janë prekur mbi 100 persona , shumë prej tyre i janë drejtuar spitalit rajonal të Vlorës në gjendje më të rëndë , ndërsa të prekur kanë rezultuar kryësisht fëmijët e moshës pediatrike .