Lumenj tifozësh mbushin sheshet e qyteteve në të gjithë vendin FOTO

 Tiranë - Çdo minutë e ndeshjes Serbi - Shqipëri është ndjekur me interes të veçantë nga të gjithë shqiptarët. Ndërprerja e saj për shkak të incidenteve në fushë, ka zbritur në sheshet e qyteteve të ndryshme të vendit, mijëra shqiptarë që festonin lojën e denjë të Kombëtares Kuqezi.Në Elbasan, me flamurin kuqezi nëpër duar, tifozët zbarkuan nëpër rrugë duke brohoritur në kor "Shqipëria ime"Në Kukës, banorë të qytetit por edhe fshatrave rreth tij, janë derdhur nëpër sheshet duke festuar për ngritjen e flamurit kuqezi në stadiumin Partizani të Beogradit. Festimet kanë vijuar deri në orët e mëngjesit, ndërkohë që nuk janë shënuar incidente ndonëse policia e qarkullimit rrugor ka qenë në gadishmëri. Kuksianët, e kanë gdhirë natën në sheshe duke nderuar ekipin tonë kombëtar.Durrësi qyteti prej nga kombëtarja shqiptare u grumbullua për t'u nisur më pas drejt Beogradit, nuk mund t'u ndahej festimeve. Tifozët kuqezi durrësakë u mblodhën në sheshin "Liria" me një flamur gjigand, për të rrugëtuar më pas drejt Rinasit në pritje të Kombëtares.Ndërprerja e ndeshjes që për tifozët kuqezi përkthehet në fitore të kombëtares sonë është festuar edhe në Shkodër. Mijëra qytetarë janë dyndur në rrugët e qytetit dhe sheshin kryesor, nga ku përveç festimeve nën ngjyrat kuq e zi, i kanë dhënë si kundërpërgjigje tifozerisë serbe, djegien e flamurit serb në qendër të Shkodrës.Një festë që ka zgjatur për disa orë e ku në rrugët e qytetit përveç flamurit kombëtar, nuk kanë munguar as brohoritjet "Shqipëri etnike", "Krenar për djemtë kuq e zi" etj.Vlora e ngritjes së Flamurit nuk mund t’i mungonte festimeve. Tifozët kanë pritur me ovacione çastin e flamurit tonë në fushën e stadiumit “Partizani” të Beogradit, duke mbushur më pas rrugët kryesore të qytetit bregdetar.UEFA pritet të përcaktojë në orët ose ditët në vijim, rezultatin final te ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila ngjalli interes të madh kombëtar e ndërkombëtar, për shkak të nacionalizmave historike sllave.[caption id="attachment_401132" align="alignleft" width="960"]10420138_595357143910015_5082830838770150201_n Festimet ne qytetin e Durresit[/caption][caption id="attachment_401131" align="alignleft" width="960"]1234614_595357147243348_8724864682092388045_n Festimet ne qytetin e Durresit[/caption]shkoder shkoder 3[caption id="attachment_401144" align="alignleft" width="960"]Festimet ne qytetin e Shkodres Festimet ne qytetin e Shkodres[/caption]