Papunësia në BE në vendnumëro, numri më i lartë në Greqi, Austria shënon ulje

Papunësia në Eurozonë ka bërë hapa prapa, pasi edhe në fund të 2012 shënon një shifër të madhe që arrin në 10.7 për qind. Dhe këto të dhëna vijnë nga vetë zyra e statistikave të BE, Eurostat.Sipas saj në dhjetor 2012, papunësia 17 vende të zonës euro ishte 11.7 për qind. Në Bullgari, papunësia në dhjetor 2012 ishte 12.3 për qind. Në zonën e euros dhe në BE, papunësia në muajin e fundit të vitit 2012 ka qenë stabël në krahasim me muajin nëntor, thuhet në raportin e Eurostat.Ndërkohë që papunësia është rritur ndjeshëm krahasuar me muajin dhjetor 2011, kur ajo ishte 10.7 për qind.Eurostat vlerëson se 25.926.000 burra dhe gra në 27 vendet e BE, prej të cilëve 18.715.000 ishin vetëm në zonën e euros, numërohen si të papunë vetëm gjatë muajit dhjetor 2012.Krahasuar me nëntorin e 2012, numri i të papunëve ishte gati i qëndrueshëm, por gjithësesi mbetet i madh krahasuar me dhjetorin e 2011.Në mesin e shteteve anëtare të BE-së, papunësia më e ulët ishte në Austri (4.3 për qind), Gjermani dhe Luksemburgu (të dyja 5.3 për qind), Holanda (5.8 për qind) dhe më e larta në Greqi (26.8 përqind në tetor 2012) e ndjekur nga Spanja me (26.1 për qind).Krahasuar me një vit më parë, është rritur papunësia në 20 vendet anëtare të BE dhe ra në shtatë. Rënia më e madhe ishte në Estoni (12.1 për qind në 9.9 për qind në mes të nëntorit 2011 dhe nëntor 2012), Letoni (15.7 për qind në 14.1 për qind në mes tremujorët e tretë të vitit 2011 dhe 2012) dhe Lituani (13.7 për qind në 12.3 për qind ).Rritjet më të larta janë regjistruar në Greqi (19.7 për qind në 26.8 për qind në mes të tetorit 2011 dhe tetor 2012), Qipro (9.7 për qind në 14.7 për qind) dhe Spanjë (23.2 për qind në 26.1 për qind).Mes dhjetorit 2011 dhe dhjetorit 2012, papunësia në mesin e njerëzve është rritur nga 10.5 për qind në 11.6 për qind në zonën e euros dhe nga 10 për qind në 10.7 për qind në EU27. Në mesin e grave, papunësia u rrit nga 10.9 për qind në 11.8 për qind në zonën e euros dhe nga 10.1 për qind në 10.7 për qind në EU27.Në dhjetor 2012, 5.702.000 të rinj (nën 25 vjeç) ishin të papunë në BE 27, prej të cilëve 3.624.000 ishin në zonën e euros.