Gazësjellësi i Europës, vijon gara mes NABUCCO dhe TAP-it
Gara mes projektit të Nabucco dhe atij TAP, për të sjellë gazin nga Azerbaxhani në Evropë duket se ka hyrë në një faze të re, ndërsa një vendim përfundimtar nga Azerbajxhani pritet në muajin qershor. Përfaqësuesit e Nabucco thonë se ata janë në një pozitë më të mirë se TAP, për të fituar kontratën, duke kaluar tubacionin nga Azerbazhani në Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe që përfundon në Austri."Nabucco mbetet projekt i rëndësishëm i Korridorit Jugor," tha Nayana Jayarajan zëdhënëse e kompanisë për EurActiv. Sipas saj projekti është në një fazë të avancuar të zhvillimit, duke përfshirë edhe përgatitjet inxhinierike.Vlerësimet mjedisore, tha ajo, janë kryer tashmë në Hungari, dhe përparësi janë bërë në të gjitha vendet e tjera."Nabucco është gjithashtu mjaft i avancuar në aspektin e kuadrit rregullator dhe legjislativ në mesin e vendeve pjesëmarrëse" tha zëdhënësja e NABUCCO.Nayana Jayarajan thotë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit dhe Marrëveshjea e Financimit me Konsorciumin shah Deniz javën e kaluar në Vjenë, ishte "një shenjë e qartë e besimit të prodhuesve të gazit për këtë projekt". Megjithatë, edhe në kampin tjetër është e njëjta histori. Michael Hoffmann, i cili përfaqëson projektin e tubacionit TAP, thotë se gjithcka është në fazën përfundimtare. Projekti i TAP kalon nga fushat e gazit të Azerbaxhanit, në Gjeorgji,Turqi, Greqi, Shqipëri nga ku përmes tubacioneve nënujore në detin Adriatik mbërin në Jug të Italisë dhe që andej në Evropën Perëndimore."TAP ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me anëtarët e konsorciumit Shah Deniz në qershor të 2012, ndërsa Nabucco ka nënshkruar marrëveshje të njëjtë në 18 janar të 2013-ës. Nabucco është më pak i avancuar, dhe nuk mendojnë se ata kanë rënë dakord për një marrëveshje të aksionarëve" theksoi Hoffmann për EURACTIV.Zyrtari TAP gjithashtu tha se bisedimet ishin duke ecuar shumë mirë edhe në marrëveshjen ndërqeveritare, dhe sipas tij nga mesi i shkurtit marrëveshja do të nënshkruhet nga tre qeveritë,ajo e Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë.