Shpërthimi në kompaninë e naftës në Mexico, shkon në 25 numri i viktimave
Numri i njerëzve të vrarë nga një shpërthim në Mexico City në selinë e kompanisë shtetërore të naftës, Pemex, është rritur në 25 njoftoi Ministri i Brendshëm. Të paktën 100 njerëz u plagosën, por shumë të tjerë thonë autoritetet, janë nën rrënojat e kullës 54-katëshe, e ndërsa kërkimi për të mbijetuarit vazhdon.Shkaku i shpërthimit është nën hetim, thonë zyrtarët.Pamjet televizive treguan rrënojat e ndërtesës së përhapura në rrugën përpara ndërtesës, si dhe ambulancat e Kryqit të Kuq në vendngjarje, duke iu ofruar ndihmë të plagosurve.Të afërm të punonjësve janë mbledhur jashtë ndërtesës, në kërkim të informacioneve për njerëzit e tyre. Disa prej tyre janë munduar t'i kontaktojnë përmes celularëve, por nuk kanë marrë përgjigje.Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, tha se grupet e shpëtimit të Pemex janë duke punuar së bashku me autoritetet e qytetit për të ndihmuar të plagosurit. Presidenti tha se ka udhëruar nisjen e hetimeve për shkaqet e shpërthimit.Pemex ka kaluar një seri aksidentesh gjatë viteve të fundit. Shtatorin e kaluar, 30 persona vdiqën nga një shpërthim në impiantin e gazit të Pemex, në veri të Meksikës.