Debat i ashpër në Senat për shefin e Pentagonit
Konfirmimi i kandidatit të Presidentit Barac Obama për postin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes është i pasigurt pas një debati konfrontues në Komisionin e Senatit për Forcat e Armatosura.Nëse qëllimi i Çak Hegëllit ishte të fitonte mbështejen e ligjvënësve republikanë, shkëmbimi i tij me Senatorin Xhon Mekein u duk konfrontues.Hegëll u vu gjithashtu në pozita mbrojtëse lidhur me votimet e tij në të kaluarën dhe deklaratat për programin bërthamor të Iranit, mbështetjen e Iranit për terrorizmin ndërkombëtar, ndikimin e Izraelit në politikën e Shteteve të Bashkuara dhe për domosdoshmërinë e arsenalit bërthamor të Amerikës.Hegëll shprehu vazhdimisht mbështetjen e tij për politikat e Presidentit Obama, pavarësisht nga deklaratat apo veprimet e tij në të kaluarën.Hegëll duket se ka mbështetjen e senatorëve demokratë, të cilët kanë shumicën në Senat. Por atij do t'i duhen të paktën pesë vota nga republikanët për të fituar konfirminim, nëse ndonjë senator do të përdorë një manovës procedurale për të detyruar votimin me tre të pestat për emërimin e rij.Çak Hegëll do të zëvendësojë sekretarin e Mbrojtjes, Leon Paneta nëse konfirmohet.