Rikthehen protestat e dhunshme në Egjipt
Dhjetëra mijëra egjiptianë iu rikthyen demostratave ditën e premte, në serinë e radhës së protestave që kanë përfshirë të gjithë vendin, që prej marrjes së pushtetit nga presidenti islamik Mohammed Mursi.Protestuesit egjiptianë janë përleshur me policinë jashtë pallatit presidencial në Kajro, pas një jave të dhunës, në të cilën më shumë se 60 njerëz u vranë. Luftimet janë raportuar në afërsi të sheshit Tahrir të kryeqytetit, ku mijëra të tjerë marshuan, duke i bërë thirrje Mursit të largohen.Marshime popullore u mbajtën edhe në qytetin Port Said, i cili është përballur me dhunën më të keq gjatë javës së kaluar, në përleshjet që shpërthyen nga dënimet me vdekje të 21 personave, anëtarë të një clubi të tifozave vevendas, në lidhje me trazirat e futbollit.Qytetarët në Port Said përkujtuan përvjetorin e parë të një përplasje madhore në një stadium futbolli, ku 74 persona mbetën të vrarë. ndërsa thirrjet për qetësim duket se kanë rënë në veshë të shurdhërt.Aktualisht, protesta po mbahen edhe në qytetet e Aleksandrisë dhe disa qëndra të tjera të mëdha të banuara në të gjithë vendin.Ndërkohë në një zhvillim të veçantë, zyrtarë të drejtave të njeriut kanë shprehur alarmin lidhur me rritjen e dhunës seksuale kundër grave në Kajro. Sipas zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut OKB-së, 25 gra janë përdhunuar gjatë protestave, kryesisht në Sheshin Tahrir.Më parë gjatë javës, një gjeneral i ushtrisë paralajmëroi se gjendja po bëhet gjithmonë e më kritike dhe se qeveria e Mursit rrezikon të shembet, nëse rendi publik nuk do të kthehet së shpejti në vendin më të madh të Afrikës Veriore.Në 2012-tën, Mursi u përball me një seri tjetër revoltash popullore, për shkak të aprovimit nëpërmjet një referendumi të ligjeve që i jepnin një karakter islamik legjislacionit dhe statusit të vendit me 84 milionë banorë.