Cameron në Libi, premton ndihmë ushtarake

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Libi, ku është zotuar se do të ndihmojë policinë dhe ushtrinë e këtij shteti.Cameron ka thënë se Britania është e gatshme të ofrojë trajnime dhe këshilla për Libinë.Qëndrimi i tij në Tripoli vjen pak ditë pasi Zyra e Jashtme Britanike ka paralajmëruar për kërcënime të mundshme kundër Ambasadës së Britanisë në kryeqytetin libian.Cameron të mërkurën ka qënduar Algjerinë fqinje, ndërsa pritet të udhëtojë në Liberi.