Monti, thirrje për marrëveshje në samitin e ardhshëm të BE-së

Kryeministri Italian Mario Monti është duke u bërë thirrje të gjitha shtetet anëtare të BE për të arritur një marrëveshje për buxhetin evropian në samitin e ardhshëm në fillim të shkurtit.Mosmarrëveshjet kanë rritur frikën se liderët europianë nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët, për të miratuar buxhetin, pasi Gjermania dhe britania kërkojnë më shumë shkurtime e ndërsa vendet e tjera duan që buxheti të ketë rritje."Nuk do të ketë koherencë për ne nëse flasim për rritjen dhe miratimin e një buxheti, nëse nuk shkojnë së bashku " tha Monti  në një konferencë shtypi në Bruksel.Profesori i ekonomisë foli për një rritje të pakënaqësisë në shumë vende, duke marrë një shmbull konkret referendumin e kërkuar nga Britania e Madhe."Unë mendoj se një referendum është shumë i shëndetshme për të reflektuar jo vetëm se si britanikët mund të bëjë gjëra të vështira për ne në kontinent, por edhe se cilat  do të jenë kostot nëse ata të largohen nga tregu  i vetëm" theksoi monti.Kryeministri italian do të ketë një javë të ngjeshur në Bruksel, duke siguruar mbështetje për një qëndrim të përbashkët mbi buxhetin e BE,  ndërsa do të ketë takime me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin frances  François Hollande.