Lezhë, prezantohet ulja e moshës së pensionit, ish-minatorët ende pa shpresë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2014, 17:39
Lezhe-Ulja e moshës së pensionit për minatorët mund të ketë impakt tek punonjësit aktual të minierave, por nuk ka asnjë veprim konkret për mijëra minatorë që kanë sakrifikuar vitet e tyre në galeri dhe ende nuk gëzojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm.Për minatorët e Lezhës kjo ndërhyrje e qeverisë është vetëm një flluskë sapuni e krahasuar me nevojat që janë paraqitur për tu marrë në konsideratë nga Qeveria Shqiptare.Sipas kreut të bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Qarkun e Lezhës Pal Deda, nevojat e minatorëve janë shumë herë më të larta, por ulja e moshës së pensionit për ta suksesi i momentit.Prezantimi i vendimit të qeverisë për uljen e moshës së pensionit nuk solli asnjë sadisfaksion për ish minatorët e Lezhës.