Qeveria nën presionin e FMN për energjinë, Cani: Hiqet fasha 300 KW, por çmimi do jetë mesatar
Qeveria shqiptare nën presionin e FMN është detyruar të ndryshojë çmimin e energjisë, një ndryshim që nuk vjen nëpërmjet rritjes së çmimit, por përmes heqjes së fashës prej 300 kilovat/orë energji elektrike që deri tani mbronte shtresat në nevojë, ndërsa tashmë ky vendim shkon në favor të biznesit.“Një nga elementët të cilët ne kemi diskutuar gjatë këtyre ditëve me FMN-në, por edhe më përpara, ose që është pjesë e paketës së reformës që ne pothuajse e kemi në përfundim dhe do të fillojë zbatimi i saj, është edhe çështja e heqjes së bllokut prej 300 kilovat/orë”, tha Cani.Ministri i Financave Shkëlqim Cani në një intervistë për Zërin e Amerikës shpjegon edhe arsyet e këtij vendimi.“Pra, heqja e kësaj, nuk ka parasysh të rrisë çmimin, por ka parasysh që të heqë mundësinë e vjedhjes së këtij grupi njerëzish dhe të sistemimit të ankesave të populates”, tha Cani.Por shqiptarët do të përballen edhe me rritje taksash.“Është një paketë e cila në kompleksin e vet prek një mori taksash dhe disa i sheh në rritje, disa i sheh në ulje. Dhe kuptohet, bën rregullimet e veta, siç bën çdo qeveri çdo vit. Ndërkohë buxheti është shumë i komplikuar për arsye se kërkon që për vitin 2015 të mbartë një kompleksitet të tërë fenomenesh që kanë ndodhur me energjitikën.”Pyetjes se a kishte lidhje largimi i FMN në shtator pa një dalje për mediat me skandalin e vjedhjes së BSH, e ka vënë në siklet ministrin Cani.“Me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ne natyrisht ngjarja ndodhi dhe ishte jashtë parashikimit dhe jashtë mundësive të qeverisë, kështu që nuk është se është trajtuar në këtë drejtim siç thoni ju që FMN u largua për këtë arsye”