Tetori gjerman, panair informimi për nxënësit dhe studentët

Tetori Gjerman këtë vit nis me një panair inoformimi për të gjithë nxënësit dhe studentët që zgjedhin gjermanishten si gjuhë ose univerasitet gjermane për të studiuar. Në qendrën “ten” në Tiranë, të rinjtë duke pyetur dhe shfletuar këto informacione njihen me kriteret dhe kushtet për të studiuar në Gjermani. Përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane thanë se tetori gjerman në këtë mënyrë është kthyer në një javë sa kulturore po ashtu edhe edukuese."Për më shumë se 1 javë, ne po bëjmë të mundur që t’i shndërrojmë këto aktivitete në ditë informimi mbi gjuhën dhe kulturën gjermane. Të gjithë institucionet edukuese arismore në Shqipëri ku mësohet gjermanisht por dhe kompani që janë bashkëpunim Shqiptaro-Gjerman do të paraqesin strategjitë e tyre"Edhe amabasadori gjerman Hellmut Hoffmann, pa nga afër panairin e informimit, ndërsa aktivitetet kulturore vijojnë përgjatë gjithë javës.