Durrës, “plaku i varkave” jeton me familjen në 3 metër katëror

Ai eshte nje personazh i njohur i qytetit.Të gjithë e njohin si plaku i varkave, ndonëse nuk është më shumë se 59 vjeç.Me duart e tij te arta prej disa dekadash ai ka gdhendur anijet e flotës shqiptare, por edhe objekte të tjera historike dhe fetare. I ulur në shkallet e xhamisë ku falet çdo ditë Ahmet Lila tregon.“Kam filluar që kur isha i vogël, merrsha lëvozhga pishe dhe punoja”Nese Ahmeti është artisti i qytetit, ai njëkohësisht është dhe njeriu me i varfer. Pa shtepi, pa të ardhura veç lekeve që fiton nga varkat që shet, ai duron me fisnikeri mjerimin.Një pamje tronditëse në qendër të qytetit bregdetar, në një kohë që për familjen e Ahmetit nuk ka asnjëhere shans per strehim.I përballur çdo ditë me nje realitet të ngjashëm me një ëndërr të keqe Ahmeti beson dhe shpreson vetem te zoti, pasi shteti dhe bashkia për të kanë provuar që nuk ekzistojnë.[caption id="attachment_398850" align="alignright" width="640"]plaku i varkave Në foto: "Plaku i varkave" Ahmet Lila me punimet e tij[/caption][caption id="attachment_398849" align="alignright" width="640"]plaku i varkave2 Në foto: Shtëpia se ku jeton "Plaku i varkave" Ahemt Lila[/caption]