Video/ Gazetari italian, Condo: Shqipëria sot ka shansin të bëjë histori

Paolo Condo, një gazetar i njohur italian i “Gazzetta dello Sport” thotë se Shqipëria po provon të bëjë historinë sot në mbrëmje ku do të luajë përballë Danimarkës në “Elbasan Arena” ndeshje e vlefshme për eleminatoret ‘Francë 2016″.I ftuar në studion e “Ditë e re Weekend” në RTV Ora News, Condo i tha moderatorit Gert Çarçani se kishte ardhur në Shqipëri për të parë nga afër ndeshjen me të cilën “Shqipëria po provon të bëjë historinë, ndërsa Danimarka e ka si detyrë shtëpie të fitojë sot, sepse kombëtaret e mëdha vijnë gjithmonë të fitojnë”.Për Condon “rezultati i mbajtur në Portugali ishte rezultati më i rëndësishëm i raundit të parë dhe fakti që është një trajner italian protagonist i kësaj fitoreje i ntereson dhe lexuesve italianë.”Duke parashikuar një fitore sot në mbrëmje shton: “Të kualifikohesh në këtë europian është pak më e vështirë se të tjerat. Është një nisje shumë e mirë. Nëse mund dy skuadra që janë shumë më lart sesa ty.”Për gazetarin italian “kualifikimi është si një libër që për të arritur deri në kapitullin e fundit, duhet të shkruash kapitujt e parë”.“De Biasi është nën presion pasi nuk është e lehtë. Nuk duhet të mendojë se sikundër fitoi me Portugalinë do të fitojë me thjeshtë në Elbasan pasi këto janë kombëtare të mësuara që të konkurojnë ndërsa Shqipëira është e re ka entuziazmin por nuk ka ekspierencë, por në shumicën e rasteve entuziazmi mund të mjaftojë por nuk është e thënë,” nënvizon më tej gazetari italian Paolo Condi.Por çfarë mendon për kombëtaren shqiptare:Gazetari i “Gazzetta dello Sport” përmend një shprehje të Gianni de Biasi: “Futbollistët shqiptarë aq shpejt sa ekzalton aq shpejt demoralizohen dhe duhet të ketë shumë kujdes me skuadrën e tij.”Ai mendon se nëse kombëtares shqiptare do i bashkoheshin lojtarët e rinj shqiptarë që luajnë në fushat huaja si Shaqiri, Januzaj atëherë Shqipëria do të ishte një nga 8 skuadrat më të forta të Europës.“Jemi koshientë se nëse të gjithë do të kishin zgjedhur të luanin me kombëtaren, flas për Januzaj, Shaqirin etj, Shqipëria do të ishte një nga 8 skuadrat ,më të forta të Europës” thotë ai.Opinioni i italianëve për De Biasin:“Ka qenë një trajner që është aktiviziuar shumë në pankinat e serisë A dhe kjo demostron vlerën e tij si trajner, por nuk ka pasur mundësinë të bëjë diçka të madhe. Nëse do të arrijë të çojë Shqipërinë në fazën finale të europianit do të ishte gjëja më e mirë .100 mesazhet që De Biasi I dërgoi Januzajt:Paolo Condo rrëfen një detaj që ia ka treguar De Biasi.“De Biazi më ka treguar se i ka shkruar 100 mesazhe në 3 gjuhë babait të Januzajt, dhe nuk ka marrë të paktën as përgjigjen: “Jo nuk më intereson”. Një heshtje që u shpjegua kur zgjodhi Belgjikën dhe shkoi në Botëror. Mëkat pasi mund të bëhej më futbollisti më i mirë në botë.