Euro 2016, Shqipëri-Danimarkë 1-1. Nuk humbasim. S' fitojmë por kryesojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2014, 16:19
Tirane- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Danimarkës e e luajtur mbrëmjen e 11 tetorit 2014 në "Elbasan Arena" është mbyllur në barazim 1-1. Ndërsa një atmosferë e shkëlqyer ka mbizotëruar në stadiumin e rikonstruktuar të Elbasanit.Ekipi De Biasit nuk ka mundur dot të marrë fitoren e radhës pas fitores 0-1 në transfertë përballë Portugalisë, edhe pse ka udhëhequr takimin deri në minutën e 81-të.Një moment i keq në mbrojtje dhe Danimarka ka përfituar duke barazuar shifrat 1-1 me anë të Vibe.Ndeshja nisi me ritëm nga të dyja ekipet, por skuadra e De Biasit ka menduar më shumë për t'u mbrojtur.Goli i Lenjanit Në minutën e 38-të Ermir Lenjani avancoi përpara. I gjendur mes dy mbrojtësave, ai goditi keq, por topi devijoi dhe përfundoi në rrjetë. 1-0 dhe "Elbasan Arena" shpërtheu.[caption id="attachment_398729" align="alignnone" width="656"]
Ermir Lenjani pasi shenoi golin kunder Danimarkes me Ansi Agollin, 11 tetor 2014[/caption]Pjesa e dyteNë pjesën e dytë Shqipëria shpërdoroi edhe 2 raste të tjera, duke mos mundur të vulosë përfudimisht rezultatin.Kur ndeshja po i drejtohej fundit, ishte Lasse Vibe i cili barazoi shifrat në 1-1.Në minutat shtesë Berisha ka bërë mrekullinë duke i mohuar një gol të sigurt danezëve.U mbyll gjithçka 1-1 dhe si Danimarka ashtu edhe Shqipëria ndajnë vendin e parë në grup me nga 4 pikë secila.[caption id="attachment_398732" align="alignnone" width="533"]
Ermir Lenjani pasi shenoi golin kunder Danimarkes, me Ansi Agollin, 11 tetor 2014[/caption]Pas ndeshjes Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armando Duka duke folur për “Ora Skaner” ne RTV Ora News pas ndeshjes e cilësoi barazimin e sotëm si një rezultat të mirë, por nga mënyra si shkoi loja mund të kishim fituar. Ermir Lenjani pas ndeshjes tha se ishte i kënaqur edhe me barazimin dhe se do jepnin maksimumin në Serbi[caption id="attachment_398671" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Kryeministri Rama në momentin e shënimit të golit[/caption][caption id="attachment_398641" align="alignnone" width="906"]
(Në foto: Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Danimarkë)[/caption]Formacionet zyrtare:Shqipëria: Berisha, Lila, Hysaj, Agolli, Mavraj, Lenjani, Cana, Kukeli, Xhaka, Abrashi, Balaj[caption id="attachment_398637" align="alignnone" width="626"]
(Në foto: Kombëtarja Shqiptare)[/caption]Danimarka: Schmeichel, Kjaer, Boilesen, Ankersen, Bjelland, Kvist, Krohn-Dehli, Hoejbjerg, Eriksen, Braithwaite, Bendtner

Ky është barazimi i dytë radhazi me skuadrën e Morten Olsenit në Shqipëri, ndaj së cilës dështuam të rigjenim fitoren pas 51 vjetësh.
Tashmë duhet menduar për një transfertë tepër të nxehtë, me Serbinë në Beograd, më 14 tetor, ku shkojmë si kryesues, të grupit me 4 pikë po aq sa edhe Danimarka.
Stadiumi “Elbasan Arena”Ndeshje kualifikuese për “Euro 2016″, Grupi ISHQIPERI-DANIMARKE 1-1Golat: Lenjani 38′ / Vibe 81′SHQIPERIA: E.Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Lenjani, T.Xhaka (Rama 82′), Abrashi, A.Lila (Curri 86′), Kapllani, Balaj. Trajner: De BiaziDANIMARKA: Schmeichel, Kjær, Bjelland, Ankersen (Bech 71′), Boilesen, Krohn-Dehli, Kvist, Eriksen, Højbjerg (Kahlenberg 79′), Bendtner, Yurary (Vibe 46’). Trajkner: Morten OlsenGjyqtarë: V.Kassai, G.Ring, V.Toth (Hungari) Atmosfera para fillimit të ndeshjesQyteti i Elbasanit është tejmbushur me tifozë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga trojet shqiptare. I gjithë qyteti ka marrë ngjyrat kuq e zi, dhe rrugët janë të mbushura me tifozë, të cilët janë entuziast për fitoren e kombëtares shqiptare.Ndërkohë që atmosfera sa vjen dhe rritet, uniformat blu kanë marrë masat, duke ndërprerë edhe qarkullimin e mjeteve në rrugë.Ndërsa të pranishëm në Elbasan Arena, janë edhe figura të njohur të politikës shqiptare, mes tyre edhe kryeministri Rama.Gazetari Altin Sulçe sjell emocionet nga "Elbasan Arena", Lefter Koka: Shqipëria ka motivin që të fitojëGazetari Altin Sulçe i ndodhur LIVE në Elbasan Arena na përcjell emocionet e fillimit ndeshjes më nga afër, sipas tij gjithçka është gati për sfidën. Sulçe ka sjell edhe emocionet e personazheve të njohur, mes tyre edhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili është shprehur se Shqipëria ka motivin që sot të ketë një rezultat pozitiv.”Ndihem i mrekulluar, mjedisi është në rregull dhe ambienti është krejt tjetër.Në futboll fiton më i miri. Besoj së shqipëria ka motivin për të pasur një rezultat poszitiv dhe për të shkuar drejt asaj ëndrre”Tifozët dhe tregtarët e zhgënjyerPor ka edhe nga ata të cilat janë zhgënjyer pasi biletat nuk erdhen në Elbasan, siç u premtua nga Federata Shqiptare e Futbollit.Të pakënaqur janë edhe tregëtarët që përgjatë bulevardit të qytetit shesin flamuj e bluza, me simbolet kombëtare, megjithatë ata shpresojnë se ardhja e tifozëve nga Kosova do t’a ndryshojne situatën.Ajo që nuk mund të kalojë pa u vënë re janë forcat e shumta të policisë nga Drejtoria e Policisë Elbasan, si edhe perfocime nga Policia Tiranës edhe Garda e Republikës, të gjitha në gadishmëri për të mbikqyrur situatën.