Dita Botërore e Ushqimit, ende ka uri dhe varfëri

Sot është Dita Botërore e Ushqimit, e cila sivjet do të tërheq vëmendjen për urinë, mosushqimin dhe varfërinë globale. Tema e këtij viti është “Kooperativat e agrikulturës çelës i ushqimit të botës”.Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë e Kombeve të Bashkuara (FAO), thotë se kjo temë është zgjedhur për ta theksuar rolin e kooperativave, ose organizatave vullnetare të njerëzve, që punojnë së bashku për të mirën e tyre të përbashkët, në përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe në kontributin për çrrënjosjen e urisë.Sipas raportit të fundit të OKB-së për uri, që është publikuar këtë muaj, afro 870 milionë njerëz në botë, ose një në tetë persona, në periudhën 2010-2012, ka vuajtur nga uria.Sipas raportit, pjesa më e madhe e personave të uritur, që janë afro 852 milionë jetojnë në vendet në zhvillim, ndërsa 16 milionë njerëz që nuk janë të ushqyer mirë, jetojnë në vendet e zhvilluara.