Basha: Avokatë të palodhur të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

Tiranë-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim Kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, të Maqedonisë, Ali Ahmetin.Ahmeti e informoi Bashën për situatën aktuale në Maqedoni me theks të veçantë për gjendjen e të drejtave të shqiptarëve dhe përpjekjet për të konsoliduar zbatimin e tyre, si pjesë e qenësishme e stabilitetit të Maqedonisë.Basha vlerësoi përpjekjet e bëra dhe theksoi rëndësinë që ka zbatimi me rigorozitet i Marrëveshjes së Ohrit, si një pikë garancie për stabilitetin e Maqedonisë e më gjërë.Basha nënvizoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë një avokate e palodhur të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe konsolidimit të demokracisë dhe integrimit euro-atlantik të vendit fqinj.