Kurban Bajrami, myslimanët edhe këtë vit falën namazin në bulevard

Tiranë- Edhe ky Kurban Bajram besimtarët myslimanë i gjeti pa një xhami, ku të falin ritet e tyre fetare.8Por kjo nuk i ka penguar mijëra myslimanë nga mbarë vendi të mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e kësaj feste të madhe dhe për ti drejtuar lutjen Zotin për një të nesërme më të mirë për familjet e tyre dhe kombin mbarë.E bashkë me këtë lutje dhe besimin te Zoti, ata shprehen besimplotë se edhe çështja e xhamisë do të zgjidhet.b7“ Të gjithë sëbashku të bëhemi dëshmitarë të aureolës së besimit.Ajo çfarë i ka munguar po nuk ka qenë humbja më e madhe, një xhami për kryeqytetin dhe shqiptarët është drejt përmbylljes. Jemi lutur dhe do të lutemi që ky vend të ketë një të nesërme më të mirë. Për myslimanët çdo vend është xhami sigurisht me leje”.b3Kreu i Komunitet Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, në fjalën e tij drejtuar besimtarëve, uroi paqe dhe begati për popullin shqiptar dhe mbarë popujt e botës.b4“Sot lutemi për paqe dhe mirësi për të gjithë popujt e botës. Kjo ditë e sakrificës është dita e mirësisë,mirënjohjes dhe vëllazërimit. Le ti gëzohemi sëbashku kësaj dite të begatë.Le ti shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë. Paqe e begati për popullin shqiptar dhe të gjithë popujt e botës”.Ndërsa imami, Elvis Naçi, kujtoi dhe njëherë misionin e profetëve dhe u bëri thirrje besimtarëve të përqafojnë vlerat e mira dhe të largojnë urrejtjen dhe smirën nga vetja dhe tjetri.b2“Profetët erdhën për të krijuar paqe individuale, familjare dhe shoqërore dhe për të dhënë kontribute për vendin dhe kombin. Vëllëzër dhe motra dhe gjithë myslimanët dhe myslimanet duhet të jemi të dobishëm për veten tonë nëpërmjet besimit tek Zoti dhe veprat e mira.Duhet të ndërtojmë një familje shembullore se ajo është e shenjtë, duhet të mbajmë lidhje farefisnore të mrekullueshme, ky është myslimani dhe myslimanja.Duhet të largojmë smirën dhe urrejtjen nga çdo kush dhe të japim paqe shoqërore për vendin tonë. Është turp i madh që një mysliman ti thotë vetes besimtar dhe të bëjë vepra të këqia në vend se të bëjë vepra të mira.Lus Zotin që të na japë dashuri të thellë dhe të na ndriçojë ne dhe familjet tona”.bajramiKurban Bajram është një festë gjatë së cilës besimtarët myslimanë flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve.Pas faljes së Namazit,drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare  zhvilluan vizita pranë selisë së komunitetit musliman si dhe në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.Stafi i Ora News u bashkohet urimeve për këtë festë të madhe, duke uruar paqe dhe begati për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë trevat shqiptare.