Vlorë, në nëntor nis puna për Lungomaren, Gjermeni: Do integrojmë zonat informale
Vlorë - Projekti Pilot i Integrimit të Zonës Informale ka sjellë për inspektim në Vlorë, ministren e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, shoqëruar nga drejtuesit vendor Gjika e Hoxha.Lagja “Kushtrimi” e qytetit të Vlorës e konsideruar si zona më informale e qytetit bregdetar, ka qënë jashtë vëmendjes së investimeve, pa ndriçim dhe me infrastrukturë përtej çdo parametri.Sipas pohimeve të Ministres, në nëntor fillon puna në terren për Lungomaren, në kuadër të së cilit, ajo tha se banorëve që iu prishën banesat me leje në zonën e Ujit të ftohtë, u ka kaluar në bashki edhe kësti i dytë i dëmshpërblimit.Pas takimit me banorë të Vlorës, ministrja Gjermeni bëri të ditur se brenda sezonit turistik 2015 do të ketë përfunduar rruga Vlorë-Levan, ku si urë lidhëse do të shërbejë Transballkanikja.