Japoni, ndërpriten kërkimet për alpinistët e zhdukur pas shpërthimit të vullkanit
Kërkimi për 16 alpinistët ende të zhdukur në malin Ontake në Japoni u pezulla më 3 tetor, si pasojë e motit të keq.Në një video të publikuar nga vetë forcat të mbrojtjes japoneze që marrin pjesë në operacionet e kërkimit të alpinistëve të zhdukur, shfaqen qartë erërat e forta dhe mjegulla e dendur, të cilat e bënë vertëtë të pamundur kërkimin.Një tajfun me shira të rrëmbyeshëm pritet ti afrohet ishullit kryesor Honshu, gjë e cila do të bllokojë kërkimet për një kohë të kosiderueshme. Numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit, aktualisht ka shkuar në 47 dhe është konsideruar tragjedia më ë rëndë në një shekull në Japoni. Në një konferencë për shtyp sot autoritetet lokale konfirmuan se 16 persona rezultojnë ende të humbur në majën e malit Ontaka, shtatë ditë pas shpërthimit, i cili ndodhet 200 km në perëndim të Tokios.Kreu i agjensisë së menaxhimit të katastrofave, Ikuo Aoyagi, tha se pavarësisht pengesave, operacionet do të zgjerohen deri në gjetjen e viktimave.Ndërkaq, në ditën e shpërthimit alpinistët thanë se nuk kishte asnjë paralajmërim për shpërthimin e Vullkanit dhe qindra persona mbetën të bllokuar për orë të tëra deri sa u bë e mundur zhvendoja e tyre. Shpërthimi i fundit i vullkanit në përmasa të mëdha ka ndodhur në vitin 1979, kurse një më i vogël dhe pa dëme në njerëz ndodhi 7 vjet më parë.