Jp Morgan pre e hakerave, vidhen informacionet 76 mln familjeve e 7 mln biznese të vogla

New York- Banka amerikane JPMorgan Chase thotë se është bërë pre e një sulmi informatik  i cili ka kompromentuar informacionet e 76 milionë familjeve dhe 7 milionë sipërmarrjeve të vogla.Banka konfirmon se nga sulmi i hakerave janë vjedhur informacione si emra, adresa numra telefoni dhe adresa emaili.Jp Morgan bën me dije se nuk ka prova që të jenë vjedhur edhe numrat e llogarive bankare, passëord si dhe këto të dhëna janë komprometuar gjatë sulmit".Autoritetet po hetojnë me policinë për të zbuluar këtë sulm.JPMorgan Chase është një kompani financiare me qendër në New York dhe është lider në shërbimet financiare globale.