"Lideri" i Boko Haram, mohon vdekjen e tij

Lideri i grupit ektremist Boko Haram është shfaqur në një video, në të cilën thotë se është gjallë dhe do të luftojë deri në fund për vendosjen e kalifatit.Burrat e shfaqur në video pretendojnë të jenë militantët e Boko Haram dhe personi që flet lideri i tyre Abubakar Shekau.Materiali filmik ëshët publikuar në mediat sociale, ku Shekau thotë se kanë vrarë të gjithë hajdutët dhe tradhëtarët.Unë jam gjallë, ju keni thënë se unë kam vdekur, po ne jemi gjallë dhe kalifati ynë është i gjallë. Ne kemi prerë duart e hajdutëve dhe shumë shpejt do ti shihni ato. Ne kemi vrarë ata që kanë shkelur kurorën martesore dhe kemi torturuar gënjeshtarët. Ne nuk e njohim dhe nuk e dimë çfarë është kushtetuta.Lideri i grupit thotë se do të vdesë vetëm kur zoti ta vendosë dhe jo kur të ketë dëshirë Obama, Holande, Netanjau, Ban Ki Mun apo mbretësresha Elisabetë. Ai ka përmbendur edhe presidentin e Nigerisë, Goodluck Johnatan i cili ka deklaruar se do të luftojë grupin ektremist, që pas rrëmbimit të mbi 200 vajzave nga një shkollë në Nigeri.