Arrestohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, leje të burgosurve në këmbim të parave
Drejtori dhe dy mjekë të burgut të Rrogozhinës, janë arrestuar sot nga seksioni i krimit ekonomik dhe financuar i policisë së Durrësit.Hetimet e nisura nga prokuroria e qytetit bregdetar kanë nisur pas një kallzimi të bërë në organin e hetimit.Pas hetimit disa mujor të prokurorisë u bë i mundur aarestimi i Ferdinand Doksanit drejtori i burgut të Rrogozhinës si dhe dy mjekët Aldo Konda e Fatri Hate.Të tre këta përsona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë falsifikuar raportet mjekësorë, për t'i dhënë mundësi të burgosurve të përfitonin leje.Sqarohet se pas punës së bërë nga dy mjekët të burgosurit dhe të afërmit e tyre paguanin shuma të konsiderueshme parash dhe dijeninë për këtë kishte dhe drejtuesi iinstitucionit. Ndërsa këta të fundit paguanin shuma të majme për lejet e fituara.Tre personat janë arrestuar me vendim gjykata dhe mbi ta është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave zyrtare.Nga hetimi i deri tanishëm prokuroria ka mundur të dokumentojë se në të paktën 11 raste është dhënë leje në mënyrë të padrejtë.Ky është arrestimi i dytë për Doksanin, i cili qe arrestuar edhe në vitin 2012 për abuzime me tenderat e skrapit në kohën kur ishte drejtor i Azotikut në Fier.Një vit më parë, pas arratisjes së famshme të një grupi të dënuarish nga burgu i Drenovës, Doksani u paralajmërua nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço për largim nga puna.