Merkel pret Morsin: Dialogu i rëndësishëm për Egjiptin

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka bërë sot thirrje liderit të Egjiptit, që të mbetet i hapur për dialog me të gjitha forcat politike në këtë vend dhe të respektojë të drejtat e njeriut.Këto komente ajo i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Egjiptit, Muhammad Morsi, i cili gjendet për vizitë në Berlin.Më herët gjatë ditës, njëri nga liderët e opozitës së Egjipit, Mohamed ElBaradei, ka kërkuar bisedime urgjente ndërmjet presidentit Muhammad Morsi, grupeve islamike dhe opozitës, për shqyrtimin e krizës politike në zhvillim në këtë vend.ElBaradei, që është lider i Frontit për Shpëtim Kombëtar, në një letër të publikuar në Internet, tha se duhet të ndërmerren masa për “ndaljen e dhunës dhe fillimin e dialogut serioz”.Morsi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tri qytete përgjatë bregut të Kanalit të Suezit, ditën e hënë.Ky vendim i tij u bë pasi më shumës e 50 persona janë vrarë gjatë ditëve të trazirave, që përkuan me dyvjetorin e revolucionit popullor në Egjipt.Morsi tha në Berlin se gjendja e jashtëzakonshme është e përkohshme dhe se do të “tërhiqet atëherë kur situata të stabilizohet”. Ai në Gjermani po kërkon investime të jashtme dhe synon të bindë Evropën për pikëpamjet e tij demokartike.